ODA
English Shkarko
Pyetje të shpeshta

Pyet lirisht.
Në Odë flitet hapur.

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëhen më shpesh.

Çfarë është ODA?

ODA është një aplikacion njohjesh (dating) për shqiptarët në troje dhe në diasporë. Në vend të swipe-it, çdo mbrëmje në 20:00 «hapet Oda» dhe merr tre njohje të zgjedhura për ty. E dëgjon zërin e tjetrit para se t’ia shohësh fytyrën, dhe fotot zbulohen gradualisht sa më shumë thellohet biseda.

Si funksionon ODA?

Krijon profilin me rrënjët, qytetin, dialektin, qëllimin dhe, nëse do, një prezantim me zë. Çdo mbrëmje në 20:00, me orën tënde lokale, të vijnë tre njohje. Kur dy veta ftojnë njëri-tjetrin, hapet muhabeti. Fotot nisin të mjegulluara dhe hapen në katër shkallë: Shkëndija, Prushi, Flaka dhe Zjarri.

A është ODA falas?

Po. ODA shkarkohet dhe përdoret falas: tre njohjet e mbrëmjes, muhabeti dhe zbulimi i fotove nuk kërkojnë pagesë. Ka edhe ekstra me pagesë opsionale (ODA Gold dhe Boost), por asnjë pagesë nuk hap kurrë një foto. Zbulimi fitohet vetëm me muhabet.

Pse fotot janë të mjegulluara?

Sepse në ODA zëri vjen para fytyrës. Fotot nisin të mjegulluara dhe qartësohen vetë sa më shumë bisedoni. Kështu njohja nis nga karakteri dhe jo nga një gjykim dy-sekondësh, dhe privatësia jote mbrohet: fytyrën tënde e sheh qartë vetëm ai me të cilin ke bërë muhabet.

Çfarë është besa në ODA?

Besa është reputacioni yt në Odë. Rritet kur përgjigjesh, mban fjalën dhe i mbyll bisedat me respekt, dhe bie kur lë njerëz duke pritur. Ka tri shkallë: besë e artë, e argjendtë dhe bronzi. Besa nuk blihet; fitohet vetëm me sjellje.

Për kë është ODA dhe në cilat vende punon?

ODA është për shqiptarë mbi 18 vjeç, kudo që jetojnë: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, si dhe diaspora në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, Greqi, Mbretëri të Bashkuar, SHBA, Kanada e gjetkë. Mund të kërkosh njohje afër teje ose pa kufi distance.

A ka ODA për Android?

Tani për tani ODA është në App Store për iPhone. Versioni për Android është në testim dhe vjen së shpejti në Google Play.

A është ODA për njohje serioze dhe martesë?

Po. Në profil zgjedh qëllimin: diçka serioze drejt martesës, i hapur për diçka serioze, ose njohje pa nxitim. Qëllimi mbetet privat dhe përdoret vetëm për të zgjedhur njohjet e tua, që të takosh njerëz që duan të njëjtën gjë.

A është ODA e sigurt? Po profilet e rreme?

ODA s’ka robotë dhe s’ka profile të shpikura. Profilet mund të verifikohen me video, çdo raportim shqyrtohet brenda 24 orëve, dhe mund të bllokosh këdo pa u njoftuar ai. Me «Fshihu nga kontaktet» nuk u shfaqesh njerëzve që ke në telefon. ODA nuk mbledh vendndodhjen tënde GPS.

Si e fshij llogarinë?

Nga cilësimet brenda aplikacionit, me «Fshi llogarinë». Profili, fotot, zëri dhe çdo muhabet fshihen përgjithmonë.

S’ka swipe.
Ka muhabet.

Shkarko ODA-n falas dhe hyr në Odë sonte në 20:00, me orën tënde.

Falas nëApp Store