ODA
English Shkarko
Njohje shqiptare · Zvicër

Njohje shqiptare në Zvicër

Nga Zürichu në Genève, komuniteti shqiptar është i madh. Njohja e mirë prapë do muhabet.

Shqiptarët janë ndër komunitetet më të mëdha të ardhura në Zvicër, me rrënjë kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Shumica janë rritur këtu: flasin gjermanisht a frëngjisht në punë dhe shqip në shtëpi.

ODA është vendi ku këto dy botë takohen. Tre njohje në mbrëmje, të zgjedhura sipas qëllimit, rrënjëve dhe qytetit. E dëgjon zërin, e sheh si flet shqip, dhe fotot hapen vetëm kur muhabeti e meriton.

Zvicra është e vogël, fjala ecën shpejt

Në një komunitet ku familjet njihen që nga Kosova, privatësia vlen. Fotot nisin të mjegulluara, profili yt u shfaqet vetëm njohjeve të mbrëmjes, dhe «Fshihu nga kontaktet» të fsheh nga çdo numër që ke në telefon.

  • Zürich
  • Basel
  • Bern
  • Genève
  • Lausanne
  • St. Gallen
  • Luzern
  • Winterthur

Si funksionon ODA

  1. Në 20:00, Oda hapet.Jo mijëra fytyra: tre njohje të zgjedhura për ty, çdo mbrëmje, me orën tënde lokale.
  2. Zëri para fytyrës.E dëgjon njeriun para se ta shohësh qartë. Pak sekonda zë mjaftojnë për të kuptuar nëse ka muhabet.
  3. Fytyra fitohet me muhabet.Fotot nisin të mjegulluara dhe hapen vetë sa më shumë thellohet biseda. Kurrë me para.
  4. Hyhet me besë.Askush s’zhduket pa fjalë. Kur s’e ndjen, e mbyll me respekt, dhe besa jote rritet.

ODA është e re dhe komuniteti rritet çdo javë. Shkarkimi është falas në App Store; versioni për Android vjen së shpejti. Ke pyetje? Shih pyetjet e shpeshta ose krahasimin e aplikacioneve të njohjeve për shqiptarë.

S’ka swipe.
Ka muhabet.

Shkarko ODA-n falas dhe hyr në Odë sonte në 20:00, me orën tënde.

Falas nëApp Store