ODA
English Shkarko
Njohje shqiptare · Austri

Njohje shqiptare në Austri

Wien, Graz, Linz, Salzburg: shqiptarët e Austrisë tani kanë një Odë të tyren.

Komuniteti shqiptar në Austri është më i vogël se ai i Gjermanisë a Zvicrës, dhe pikërisht për këtë njohjet e reja janë më të rralla. Jashtë Vjenës, shpesh i njeh të gjithë shqiptarët e qytetit me emër.

ODA ta zgjeron rrethin pa e humbur seriozitetin. Çdo mbrëmje në 20:00 të sjell tre njohje shqiptare. Mund të mbetesh te qyteti yt ose ta hapësh derën drejt Münchenit, Zürichut a trojeve, që janë veç pak orë larg.

Kur qyteti yt ka pak shqiptarë

Në Graz a Innsbruck, «afër meje» mund të mos mjaftojë. Me «Zemra s’njeh distancë» Oda peshon rrënjët, dialektin dhe qëllimin para kilometrave, dhe njohja nis me zë, që distanca të mos ndihet që në fillim.

  • Wien
  • Graz
  • Linz
  • Salzburg
  • Innsbruck
  • Klagenfurt

Si funksionon ODA

  1. Në 20:00, Oda hapet.Jo mijëra fytyra: tre njohje të zgjedhura për ty, çdo mbrëmje, me orën tënde lokale.
  2. Zëri para fytyrës.E dëgjon njeriun para se ta shohësh qartë. Pak sekonda zë mjaftojnë për të kuptuar nëse ka muhabet.
  3. Fytyra fitohet me muhabet.Fotot nisin të mjegulluara dhe hapen vetë sa më shumë thellohet biseda. Kurrë me para.
  4. Hyhet me besë.Askush s’zhduket pa fjalë. Kur s’e ndjen, e mbyll me respekt, dhe besa jote rritet.

ODA është e re dhe komuniteti rritet çdo javë. Shkarkimi është falas në App Store; versioni për Android vjen së shpejti. Ke pyetje? Shih pyetjet e shpeshta ose krahasimin e aplikacioneve të njohjeve për shqiptarë.

S’ka swipe.
Ka muhabet.

Shkarko ODA-n falas dhe hyr në Odë sonte në 20:00, me orën tënde.

Falas nëApp Store