ODA
Shkarko
Udhëzues

Njohje online: 8 rregulla sigurie

Njohja online është normale. Kujdesi gjithashtu. Tetë rregulla të thjeshta që vlejnë në çdo aplikacion.

Shumica e njerëzve që takon online janë ata që thonë se janë. Por mjafton një përjashtim për ta prishur përvojën, ndaj këto tetë rregulla ia vlen t’i mbash mend, cilindo aplikacion të përdorësh.

Para se të takoheni

  1. Dëgjoje zërin ose bëj një videothirrje. Një profil i rremë rrallë pranon të flasë. Dy minuta zë tregojnë më shumë se njëzet foto.
  2. Mos dërgo kurrë para. Asnjë njohje e ndershme nuk nis me «më duhen pak lekë për biletë, spital a doganë». Kjo është mashtrimi më i shpeshtë në njohjet online, sidomos drejt diasporës.
  3. Mos dil shpejt nga aplikacioni. Kush ngul këmbë të kaloni menjëherë në WhatsApp a Telegram shpesh do të shmangë raportimin. Rri në aplikacion derisa të krijohet besim.
  4. Ruaj të dhënat private. Adresa e shtëpisë, vendi i punës, dokumentet dhe fotot intime nuk ndahen me dikë që s’e ke takuar.

Takimi i parë

  1. Takohuni në vend publik, në një kafe a restorant, dhe ditën nëse mundesh.
  2. Tregoji dikujt të besuar ku do shkosh, me kë, dhe kur pret të kthehesh.
  3. Shko e kthehu me mjetin tënd. Mos u var nga tjetri për t’u kthyer në shtëpi.
  4. Beso instinktin. Nëse diçka s’të duket në rregull, largohu. S’i ke borxh askujt një shpjegim.

Si të mbron ODA

  • Zëri para fytyrës: prezantimi me zë e bën shumë më të vështirë një profil të rremë.
  • Verifikim me video për profilet, dhe moderim i fotove e zërit.
  • Raportim dhe bllokim: çdo raportim shqyrtohet brenda 24 orëve; tjetri nuk e merr vesh kurrë që e ke raportuar a bllokuar.
  • Fshihu nga kontaktet: njerëzit që ke në telefon nuk të shohin në Odë. Kontaktet e tua nuk dalin kurrë nga telefoni.
  • Pa GPS: ODA nuk mbledh vendndodhjen tënde të saktë, vetëm qytetin që shënon vetë.
  • Fotot e mjegulluara: fytyrën tënde e sheh qartë vetëm ai me të cilin ke bërë muhabet.

Nëse dikush në ODA të kërkon para ose të bën të ndihesh keq, raportoje nga profili i tij. Lexo edhe politikën e privatësisë.

Pyetje të shpeshta

Si ta kuptoj nëse një profil është i rremë?

Shenjat më të shpeshta: refuzon të flasë me zë a video, kërkon të dilni menjëherë nga aplikacioni, tregon histori urgjente me para, dhe fotot duken si të marra nga interneti. Në ODA prezantimi me zë dhe verifikimi me video e bëjnë këtë shumë më të vështirë.

A duhet t’i dërgoj para dikujt që kam njohur online?

Jo, asnjëherë, sado bindëse të jetë historia. Kërkesa për para nga dikush që s’e ke takuar është mashtrimi më i zakonshëm në njohjet online. Raportoje profilin.

S’ka swipe.
Ka muhabet.

Shkarko ODA-n falas dhe hyr në Odë sonte në 20:00, me orën tënde.

Falas nëApp Store